Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Cakran të Fierit. Persona ende të paidentifikuar kanë shkuar për të grabitur një banesë dhe aty kanë gjetur vetëm një fëmijë 8 vjeç. Ata e kanë lënduar fëmijën, pasi i kanë kërkuar atij të tregonte se ku ishin lekët e shtëpisë.

Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë në momentin kur grabitësit kanë hyrë për të vjedhur. Të bindur që do të gjenin para, grabitësit kanë dhunuar djalin 8 vjeçar të L.H duke i kërkuar me ngulm se ku ishin fshehur paratë. Nuk dihet nëse i mituri ka treguar diçka, as nëse grabitësit kanë mundur të marrin të holla nga banesa. Policia e Fierit thotë se atë e kanë dërguar në spital për mjekim, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë së Fierit për ngjarjen: Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi në fshatin Cakran, Fier, pasi persona të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç dhe kanë lënduar fëmijën e tij 8 vjeç. Fëmijë ka marrë mjekimin dhe ndodhet në shtëpi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPLAGOSET ME THIKE NJE 21 VJEÇAR,NDALOHET AUTORI
Artikulli tjetërI DËNUAR ME 9 VITE BURG, ARRESTOHET 43 VJEÇARI