Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër zhvilloi ceremoninë e diplomimit të maturantëve. Në këtë vit shkollor që u mbyll 192 maturantë përfunduan shkollën e mesme “28 Nëntori”. Drejtoresha e kësaj shkolle Albana Bushati tha se këto 3 vite kanë qenë të vështira kjo edhe për shkak të pandemisë port ë gjithë bashkë ia dolëm duke arritur rezultate të larta në provimet e maturës.

Lira Smaka, përgjegjëse e kurrikulës në Zyrën Vendore Arsimore në Shkodër tha se maturantët nisin tashmë një rrugë të re.

Shkolla “28 Nëntori” mbetet një prej vatrave më të rëndësishme të dijes në Shkodër por edhe rang kombëtar sa i përket rezultateve të larta të maturantëve.

 

Artikulli paraprakPROTESTA E 7 KORRIKUT, BERISHA TREGON ME KË DO TË JETË NË SHESH
Artikulli tjetërDREJTORIA E TURIZMIT: THETHI I PREFERUARI I TURISTËVE