Në kuadër të Javës së Familjes Shkolla 9- vjeçare “Bardhaj” ka organizuar një aktivitet të larmishëm. Ishin të pranishëm mësues, prind dhe nxënës, përfaqësues të ZAV Shkodër, të Njësisë Administrative etj. Takimi është përshëndetur nga kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Përmes krijimeve artistike, nxënës por edhe mësues të kësaj shkolle kanë përcjellë mesazhet e tyre, duke kërkuar vëmendjen e të gjithë faktorëve për forcimin e familjes.

Artikulli paraprakLIVING – MUZEU I DËSHMISË DHE KUJTESËS
Artikulli tjetërGËRMIMET NË BUSHAT, DALIN NË DRITË GJURMË TË REJA