Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë do të ketë këtë muze të ri i sapo krijuar në mjediset e kësaj shkolle. Aty është vendosur e gjithë historia e kësaj shkolle dhe arritjet e saj ndër vite. Muzeu i ri i shkollës “Besëlidhja” u realizua nga bashkëpunimi dhe kontributi mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve…

Përurimi i muzeut u bë në 579-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, emër të cilin mban kjo shkollë. Drejtorja e shkollës “Besëlidhja” Anisa Lishi tha se krijimi i këtij muzeu ishte një domosdoshmëri. Drejtori rajonal i arsimit parauniversitar në Lezhë Hasan Muça, u shpreh se ngritja e muzeut ka vlera të mëdha për shkollën “Besëlidhja”.

Në kuadër të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, në shkollën që mban të njëjtin emër u organizua dhe një koncert me këngë dhe pjesë të ndryshme muzikore, ku protagonist ishin nxënësit e klasave të muzikës.

Artikulli paraprakPROTESTA E 3 MARSIT, JA ÇFARË THONË SHKODRANËT
Artikulli tjetërDOSJA “MCGONIGAL”/ XHAÇKA: OPOZITËS I KANË SHTERUAR IDETË