Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës” ka organizuar një koncert në kuadër të ditës së luleve dhe javës së tokës.

Mësuesja e muzikës Lulka Mërkulaj shprehet se në këtë koncert nxënësit kanë shpalosur një program të pasur artistic, me këngë, valle dhe interpretime të poezive. Pjesë kryesore në koncertin e realizuar në sallen e shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” kanë patur nxënësit e fillores shprehet mësuesja Merkulaj ndërsa falenderon ata që e mbështetën në organizimin e këtij koncerti.

Shkolla “Dëshmorët e Prishtinës” është gjithnjë aktive me koncerte të tilla në ditë të shënuara jo vetëm duke përgatitur nxënësit në aspektin artistic por edhe duke i dhënë mundësi argëtimi përveç rutinës së përditshme të procesit mësimor.