100-vjetori i krijimit të shkollës së Ajasmës është një ngjarje e shënuar, e cila dëshmon kontributin e Shkodrës në zhvillimin e arsimit shqiptar.

Aktivitetet për këtë përvjetor të rëndësishëm nisën të enjten me nje koncert festiv dhe u mbyllen në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” ku u promovua libri “100 vjet shkolla e Ajasmës 1917-2017”. Nëpër rreshtat e këtij botimi është shpërndare historia e mësimdhënies dhe aktiviteteve të ndryshme social-kulturore.

Autorët Agron Kastrati dhe Blerina Dibra kanë bërë një punë të madhe për një paraqitje dinjitoze të këtij libri. Ky libër që tashmë gjendet në disa prej librarive të Shkodrës, është një ndërthurje mes fakteve dhe kujtimeve që do të shërbejë si dëshmi e mirë për ish-nxënësit e kësaj shkollë për t’ua lënë pasardhësve të tyre.