Inspektoriati i Shtetëror i Shëndetësisë në Shkodër ka reaguar menjëherë për ndotjen masive në shkollën 9-vjeçare të Bardhajve.

Kryeinspektori Zamir Llazani shprehet se në shkollën e Bardhajve është kryer inspektimi dhe se janë lënë detyra shkollës, bashkisë Shkodër dhe drejtorisë rajonale të arsimit që të gjehet një zgjidhje për pastrimin sepse 600 nxënësit janë të rrezikuar nga epidemitë. Afati do të jetë deri me 2 shkurt, pra edhe 5 ditë, në të kundërt shkolla e Bardhajve do të mbyllet nga Inspektoriati i Shëndetësisë. Bashkia Shkodër rrezikon të gjobitet nga Inspektoriat i Shëndetësisë për shkak se nuk ka zgjidhur çështjen e sanitareve në shkollën e Bardhajve duke qenë se pas 1 janarit të këtij viti ka marrë kompetenca për këtë pjesë.

Artikulli paraprakINVALIDËT E PUNËS, MERR ZGJIDHJE TRANSPORTI URBAN FALAS
Artikulli tjetërMAHMUDAJ: ADOLESHENTËT ORIENTOHEN DREJT SHKOLLAVE PROFESIONALE