Shkolla e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat ka zhvilluar aktivitetin e ditëve të hapura për nxënësit e klasave të nënta. Pjesëmarrës në këtë ditë të promovimit të 3 drejtimeve që ofron kjo shkollë ishin edhe prindër. Drejtori Ruzhdi Kapedani tregon për kuotat e viteve të para, ashtu edhe për drejtimet që kërkohen mjaft nga tregu I punës.

Kryetari I bashkisë Vau Dejës, Mark Babani tregon për mundësitë e punësimit që I ofrohen të rinjve brenda territorit të kësaj bashkie.

Nxënësit e shkollës “Vasil Shanto” Vrakë ishin të interesuar për drejtimet që ofrohen në këtë shkollë, po ashtu edhe mundësitë që ofrohen për punësim.

Nxënësit e më shumë se 26 shkollave në të gjithë qarkun morën pjesë në aktivitetin e ditëve të hapura të zhvilluar në shkollën e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, ku vit pas viti përgatit profesionistë dhe teknologë që bëhen menjëherë pjesë e tregut të punës.

 

Artikulli paraprakKRIMET NË SHKODËR, KËSHILLTARI: QYTETI SI NË 1997
Artikulli tjetërHISTORIA E UKRAINASES QË GJETI STREHIM NË SHKODËR