Shkolla e Muzikës dhe Baletit e Ulqinit ka organizuar një koncert në shkollën e mesme artsitike “ Prenk Jakova” në Shkodër. Ky aktivitet artistik solli para publikut një program të larmishëm me interpretim muzikor dhe balet nga nxënësit, duke krijuar një atmosferë festive dhe emocionale. Drejtori i shkollës “Prenk Jakova” Anton Kaftalli u shpreh se bashkëpunime të tilla janë shumë të rëndësishme për nxënësit dhe do të vijojnë edhe në të ardhmen.
Ndërkohë, drejtorja e Shkollës së Muzikës dhe Baletit të Ulqinit, Fatime Buzuku tha se ky koncert është shndërruar në një traditë për ta. Ajo theksoi se çdo vit zgjedhin një qytet të ndryshëm për të zhvilluar koncertin, ndërsa këtë vit vendosën ta realizojnë në Shkodër.
Koncerti u prit me shumë duartrokitje, duke sjellë një mbrëmje të veçantë kushtuar nënave dhe artit

Artikulli paraprakMOGHERINI DORËHIQET NGA POSTI I REKTORËS SË KOLEGJIT TË EVROPËS
Artikulli tjetërURA NË BARDHAJ RREZIKON SHEMBJEN