E ngritur si problematike qe para një viti, me dëmtimin e soletës se nderteses se shkollës 9 vjeçare te Naraçit, pavarësisht investimit, asgjë nuk duhet efikase. Drejtoresha e shkolles 9 vjecare ne Narac te Bashkise Vau Dejes, është shprehur e shqetësuar per këtë investim, i cili nuk plotëson asnjë kriter pasi problemet me lagështiren kane nisur te shfaqen qe me reshjet e para.

Nje investim, i cili me pak fjale mund te cilesohet si i kote, pasi problemet kane nisur qe me reshjet e para, nderkohe qe per keto femije, duhet serish qe te merren masa sepse, numri nuk është i paket, jane me shume se 100 nxenes qe studiojne ne keto ambjente qe nuk kane asnje kusht, me kryesorja me frike dhe me syte nga qielli nese do te kete shi gjate diteve te mesimit.