7 marsi i vitit të ardhshëm shënon 143-vjetorin që shqiptarët festojnë ditën e mësuesit në përkujtim të shkollës së parë shqipe, e cila thuhet se është hapur në Korçë në vitin 1887.

Por jo çdo herë historia në Shqipëri është shkruar drejt. Në bibliotekën e Shkodrës “Marin Barleti”, ekziston një dokument që vërteton se shkolla e parë shqipe është hapur për herë të parë në Shirokë në vitin 1874 nga Dom Zef Ashta. Në revistën kulturore “Leka” të vitit 1944, numri 9-10, mësusesi Gjush Sheldija nën pseudonimin Gjeto Kola shkruan një artikkull për 70-vjetorin e shkollës së parë shqipe në Shirokë. Në këtë shkrim përveç se përshkruhet shkolla, jepen emrat e nxënësve të parë, është i publikuar edhe kuadri i mësuesve të parë. Ky fakt pohohet me kembëngulje edhe nga të moshuar të kësaj zone, të cilët thonë se është ndryshuar historia duke i marrë një ngjarje të lavdishme Shirokës. Keto deklarata u bene gjate emisionit Star Memory te gazetarit Besard Jacaj. Duke iu referuar këtyre fakteve, shkolla fillimit ka qënë afër shtëpisë së Koliqve, dhe në vitin 1921 është zhvendosur tek shtëpia e motrave stigmatine. Pavarësisht nëse këto të dhëna pranohen apo jo, ato janë shumë të rëndësishme. E nëse vazhdojmë ta tjetërsojmë të vërtetën, nuk do na e falë as vetë historia.

Artikulli paraprakINTEGRIMI, MERKEL: RRUGA E NISUR TË VAZHDOJË. RAMA: TË JETË SA MË I NDERSHËM
Artikulli tjetërÇUDISIN LICI E SHKJAU, TË VETMUAR KURORA TEK “2 PRILLI”