Nxënësit edhe prindërit e shkollës 9 vjeçare “Liria” në Shkodër kanë protestuar për largimin e drejtorit të kësaj shkolle Petrit Prroni i cili pritet që të zëvendësohet nga një drejtues tjetër që ka kryer shkollën e drejtorëve. Nxënësit dhe prindërit theksojnë se drejtori i ka bërë fëmijët e komunitetit egjiptian të cilët nuk donin të shkonin në shkollë që ta frekuentojnë atë ndërsa thonë se do të bojkotojnë mësimin nëse drejtori do të largohet.

Kydret Shatza kryetar i shoqatës “Të Drejtat e Komunitetit Egjiptian” është po ashtu kundër largimit të drejtorit të shkollës “Liria” Petrit Prroni.

Në Shkodër pritet që të zëvendësohen 14 drejtorë shkollash nga persona të tjerë që kanë kryer shkollën e drejtorëve. Shkolla e drejtorëve sipas ministrisë së arsimit është një kriter që penalizon ata drejtues shkollash që nuk e kanë kryer apo të paktën nuk e kanë nisur ende.

 

Artikulli paraprakBERISHA-MINISTRAVE: JU DISKRIMINONI DHUNSHËM
Artikulli tjetërZJARRFIKËSJA SHKODËR MERR MASA PËR SEZONIN TURISTIK