
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ndoc Mazi” në Shkodër kanë bojkotuar orën e parë të mësimit në shenjë proteste për largimin e drejtoreshës së kësaj shkolle Valbona Idrizi e cila pritet që të zëvendësohet nga një drejtues tjetër që ka kryer shkollën e drejtorëve. Prindërit janë kundër këtij veprimi pasi shprehen të kënaqur me punën e drejtoreshës aktuale dhe paralajmerojnë bojkotim total të mësimit nga fëmijët e tyre në rast të largimit të Valbona Idrizit.
Ndërkohë edhe disa prej mësuesve të kësaj shkolle shprehen kundër largimit të drejtoreshës Valbona Idrizi.
Në shkollën 9-vjeçare “Ndoc Mazi” janë hapur procedurat per perzgjedhjen e drejtorit te ri dhe kandidojne perveç Valbona Idrizit edhe Agron Teli dhe Artur Lugu të cilët kanë kryer shkollën e drejtorëve.






