Puna për lirimin e hapësirave publike në qyetin e Shkodrës po vijon.
Diten e sotme inspektoriati i mbrotjes së terriotorit ka ndërhyrë pranë shkollës 9 vjecare “Ndre Mjeda” për prishjen e një objekti i cili kishte fonksionuar si servis për automjetet
IMT e mbështetur edhe nga policia bashkiake ka zhvilluar këtë aksion me qëllim clirimin nga ndërtimet pranë shkollës si dhe rritjen e sigurisë për nxënësit
Aksioni u ndoq nga afër nga kryetari i Bashkisë Shkodër, i cili deklaroi se puna për lirimin e hapësirave publike në funksion të shkollave dhe ambienteve mes pallateve nuk do të ndalet në asnjë moment, si pjesë e angazhimit për një qytet më të rregullt dhe më të sigurt për komunitetin

Pak kohë më parë po në këtë zonë u bë një tjetër ndërhyrje për lirmin e hapësirave publike si dhe prishjen e disa ndërtimeve pa leje, duke e bërë këtë zonë më të aksesueshme për lëvizjen e qytetarëve

Artikulli paraprakMIRDITA ME SYTË NGA TURIZMI MALOR
Artikulli tjetërNIS SHPERTHIMI I SHKËMBINJVE NË TOROVICË