
Punimet në shkollën 9 vjeçare “Ndre Mjeda” po ecin me ritme të shpejta me synim që vitit i ri shkollor të gjejë nxënësit e kësaj shkolle në ambjente të reja
Aktualisht firma kontraktuese po punon në disa drejtime si në pjesën e jashtme ashtu edhe brenda godinës
Këtë vit nxënësit e shkollës do të kenë jo vetëm godinë të re por edhe pajisje dhe kushte bashkekohore
Drejtoresha e shkollës Nevila Zhabajku thekson se intersi për t’u regjistruar këtë vit në këtë shkollë ka qenë i lartë
Investimi i qeverisë shqiptare kap vlerën e reth 130 miljon lek me tvsh
Ndersa me rikonstruksionin e shkolles pritet t’i jepet fund problemit të mësimit me turne duke e kthyer godinen në një institucion model






