Mungesa e një polici rrugor në ambjentet e jashtme të shkollës 9-vjeçare “Dedë Gjon Luli” në fshatin Hot I Ri është kthyer në një problem për fëmijët dhe prindërit të cilët ndihen të rrezikuar nga automjetet që lëvizin me shpejtësi në rrugën kryesore që bën lidhjen me shkollën.

Ata kërkojnë që institucionet të marrin masa sa më parë për zgjidhjen e këtij problemi.

Jo vetëm për nxënësit, por siguria në këtë rrugë duhet të rritet për të gjitha banorët që jetojnë përgjatë këtij aksi rrugor ku janë shënuar aksidente fatale si shkak I shpejtësisë tej normave të lejuara por edhe mungesës së ndriçimit rrugor gjatë natës.

Artikulli paraprakRAMA FIRMOS: ILIR PRODA DREJTORI I RI I POLICISË SË SHTETIT! MINISTRI HOXHA: HAPIM GARËN PËR DREJTUESIT E POLICIVE NË QARQE
Artikulli tjetërGATI PREMIERA “OPERA PËR TRE GROSH”