E konsideruar si nje nga shkollat, me problematike, per shkak te amortizimit te çatise se saj, dhe lageshtires se skajshme gjate vitit te shkuar shkollor, ka detyruar Bashkine Vau Dejes, qe te investoje menjëherë, prane shkollës Prek Cali ne fshatin Mali I Jushit ne njesine administrative te Bushatit ne këtë bashki.

Nje investim I cili kap shifrën e 43 milion lekeve, tashme ka hyre ne zbatim, dhe firma kontraktuese ka nisur punimet per rikonstruksionin e plote te çatise se kësaj shkolle, ne mënyre qe ky vit shkollor, te ketë kushte optimal per nxenesit e kësaj shkolle.Kjo shkolle, ka marre investimin fale buxhetit te bashkisë Vau Dejës, duke realizuar me shpejtësi te gjitha procedurat ne mënyre qe dimri te mos trokasë me nje çati jashtë çdo standarti dhe reshjet te mos depërtojnë brenda objektit, aty ku mesojne me shume se 100 nxënës banore te zonës. Bashkia Vau Dejës, ka ne prioritetin e saj, arsimin dhe si I tille, po merr një vëmendje te veçante nga drejtuesit e kësaj Bashkie.