Shkolla artistike “Prenk Jakova” në Shkodër ka festuar sot 65-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast, u organizua një koncert festiv, ku nxënësit interpretuan pjesë të ndryshme muzikore nga repertori klasik dhe bashkëkohor. Drejtori i shkollës, Anton Kaftalli, u shpreh se ndër vite kjo shkollë ka nxjerrë shumë talente ndërsa theksoi se aktivitetet festive do të vijojnë edhe në muajt në vazhdim.
Hasan Muça, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Arsimit, vlerësoi rolin e rëndësishëm të shkollës në edukimin artistik të brezave ndër vite. Ai përcolli një mesazh motivues për të rinjtë dhe mësuesit.
Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” vijon të mbetet një nga institucionet më të rëndësishme të edukimit artistik në Shkodër.

Artikulli paraprakPRINDËRIT: DËRGOJMË FËMIJËT ME ÇIZME NË SHKOLLË
Artikulli tjetërMILIONA EURO NGA MIRDITA, POR MUNGOJNË INVESTIMET