Shkolla Speciale “3 Dhjetori” i eshte nenshtruar nje rikontruksioni gati total.Prej ditesh kane nisur punimet e firmes kontraktuese nga Kosova ndersa donatore e kesaj nderhyrje eshte vete ambasada amerikane ne Shqiperi e cila ka menduar ti vije ne ndihme ketij institucioni qe trajton femije me aftesi ndryshe ku shumica prej tyre vuajne nga semundja down dhe autizmi.

Aktualisht stafi pedagogjik dhe nxenesit jane transferuar ne shkollen “Kole Idromeno” deri ne perfundimin e plote te punimeve.Te kontaktuar, Bashkia Shkoder e cila eshte pergjegjese e nderteses njofton se fondi nuk eshte perfundimisht i percaktuar pasi mund te behen edhe ndryshime te tjera por paraprakisht shuma eshte ne vleren e 89.183 dollare gjithsesi ceshtja e fondeve eshte gjithnje element i brendeshem i donatorit ndersa Bashkia Shkoder nuk perjashton mundesine qe shifra mund te rritet sigurisht ne varesi te donatorit perkates sic eshte ambasada. Nderhyrjet e ketyre punimeve konsistojne konkretish ne Ne rrjetin hidraulik, Ne rrjetin elktrik, Ne shtresat e ambjenteve te shkolles, Ne tualete, Riparime suvatime, Lyerje, Nderhyrje ne dyer e dritare dhe ndertimi I nje ure metalike e cila do te lidhe 2 ambientet e ketij institucioni arsimor.Afati I punimeve te parashikuara sipas Bashkise Shkoder eshte fundi I mujait dhjetore 2015.

Artikulli paraprakPROJEKTI “JICA” ZBRET NË TERRËN, APEL BANORËVE
Artikulli tjetër25 VJETORI I FESË, VIZITË NË SHTËPINË E FAMILJES MYFTIJA