Shkolla speciale “3 Dhjetori” rezervoi një aktivitet të veçantë për nxënësit e saj në kuadër të ditës botërore të personave me aftësi ndryshe.

Drejtoresha e kësaj shkolle tha se një aktivitet i tillë synon rritjen e bashkëpunimit ndërmjet prindërve, mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle. Ky aktivitet kulturor u zhvillua me asistencën e Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimeve psikologjike në qytetin e Shkodrës, projekt që mbështetet nga Ministria e Financave. Dita ndërkombëtare e personave me aftësi ndryshe është 3 Dhjetori.