Ditën e sotme, shkollat 9-vjeçare “Ali Laçej” dhe “Dëshmorët e Prishtinës” në qytetin e Shkodrës iu bashkuan nismës së organizatës Food Bank Albania

për të mbledhur ndihma ushqimore për familjet në nevojë. Nxënësit në bashkëpunim me stafin pedagogjik bënë të mundur mbledhjen e një sasie të konsiderueshme ushqimesh.

Mbledhja e ushqimeve nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare është një nisëm e ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Organizatën Food Bank Albania,

përmes së cilës synohet ndërgjegjësimi I fëmijëve për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në komunitetin në të cilin bëjnë pjesë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKONFIRMOHET NË DETYRË GJYQTARJA E APELIT TË KRIMEVE TË RËNDA
Artikulli tjetërSHKODËR, PREFEKTI VALDRIN PJETRI “DUSH” DREJTORËVE