Temperaturat e ulëta kanë sjellë nevojën për aktivizimin e vazhdueshëm të sistemeve të ngrohjes në shkolla. Në Lezhë, institucionet me përqendrim të madh të nxënësve kanë ngrohje qendrore, ndërsa vetëm në zonat rurale përdoret ngrohja me dru zjarri.Tenderimet për të siguruar bazën e nevojshme për shkollat me ngrohje qendrore janë realizuar që në stinën e verës, ndërsa drutë e zjarrit janë siguruar nga ndërmarrja e shërbimeve, si edhe nga sekuestrimet e kryera për prerje të paligjshme të pyjeve, duke plotësuar të gjitha nevojat.
Drejtoresha e Arsimit në Bashkinë Lezhë, Aurora Gjeloshi, thotë se në të gjitha institucionet arsimore është bërë i mundur sigurimi i ngrohjes, ndërsa janë zgjidhur edhe problematikat në shkollat ku kanë ekzistuar vështirësi gjatë viteve të kaluara.
Në Lezhë numërohen gjithsej 58 godina arsimore: 8 me ngrohje qendrore, 6 me kondicionerë dhe 44 me ngrohje me dru zjarri. Bëhet e ditur se sistemi i ngrohjes do të mbetet i aktivizuar deri në rritjen e temperaturave.

Artikulli paraprakVERIU PO PLOTËSOHET ME VLERA TË TRASHËGIMISË
Artikulli tjetërERVIN SALIANJI TAKIM ME MBËSHTETËSIT NË LEZHË