Shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës i janë bashkuar nismës së ministrisë së arsimit e cila ka shpallur këtë vit si vitin kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe grave.

Fillimisht shkolla e mesme “Oso Kuka” zhvilloi një ekspozitë të nxënëses Egi Zaganjori e më pas edhe një aktivitet kulturor.

Më tej shkolla e mesme “Shejnaze Juka” zhvilloi një aktivitet sensibilizuese teksa nxënësit kishin përgatitur disa slogane kundër dhunës dhe në fund u luajt edhe një ndeshje volejbolli.

“NDAL DHUNËS”, AKTIVITETE SENSIBILIZUESE NË SHKOLLA

Ndryshe nga dy shkollat e tjera, shkolla e mesme “28 nëntori” përveç shfaqjes së një video-mesazhi për të gjithë nxënësit, këta të fundit pas mësimit marshuan në rrugët kryesore të qytetit duke shpërndarë mesazhe sensibilizuese për qytetarët.

Edhe shkolla të tjera të qytetit të Shkdorës zhvilluan aktivitete të ndryshme të cilat do të vijojnë përgjatë gjithë këtij viti duke qenë se motoja është “ndal dhunës ndaj fëmijëve dhe grave”.

Artikulli paraprakUNAZA PERËNDIMORE, BLACK-OUT PREJ 1 MUAJI
Artikulli tjetërSHOQATA E TË PËRNDJEKURVE VIZITON TREVAT SHQIPTARE TË MALIT TË ZI