“Ta pastrojmë Shqipërinë” është nisma së cilës i janë bashkuar edhe të gjitha shkollat e qytetit të Shkodrës. Kështu nxënësit bashkë me mësuesit e tyre të koordinuar qoftë në oborret e shkollave por edhe mjediset përreth kanë pastruar mbeturinat që hedhin qytetarët në mënyrë të papërgjegjshme.

Nxënësit e shkollave janë të angazhuar edhe në ditët e tjera për ruajtjen e mjedisit.Por pavarësisht këtyre nismave sërish mjedisi ka nevojë që jo vetëm të pastrohet por edhe për një sensibilizim për mos ta ndotur qoftë të vetë nxënësve.Nismës së Green Albania “ta pastrojmë Shqipërinë” i janë përgjigjur edhe shkollat në qytete të tjera, një nismë kjo e cila tashmë po kthehet në traditë dhe që organizohet qoftë për ruajtjen e mjedisit por edhe për sensibilizimin e qytetarëve.

Artikulli paraprakTË PËRNDJEKURIT: THIRRJE E NDËRGJEGJES KOMBËTARE
Artikulli tjetër“TË PASTROJMË SHQIPËRINË”, ANGAZHIM EDHE NË KOPLIK