Pas tre ditësh pushim, nxënësit e shkollave 9 vjeçare janë rikthyer në shkolla edhe pse nuk ka përmirësime të motit. Të pyetur nga Star Plus për kushtet në të cilat bëjnë mësim, nxënësit thonë se sërish vijon ngrohja me gaz, ndërsa tregojnë se ndihen të rrezikuar, ky sistem ngrohje nuk ka siguri. Ata kanë kërkuar që ngrohja të bëhet me dru, por kjo gjë nuk vendoset nga drejtoria e shkollës.

Ndërkohë, rikthimin e fëmijëve në shkolla nuk e shohin si zgjidhje, pasi temeperaturat janë ende nën 0 ndërkohë që kushtet për ngrohje nuk janë përmirësuar.

Janë të shumta shkollat 9-vjeçare në qytetin e Shkodrës të cilat përdorin gazin për ngrohje. E tillë është edhe shkolla “Skenderbeg” e cila ngrohjen me gaz e ka të pjesshme ndërsa nxënësit dhe prindërit kërkojnë që sistemi I ngrohjes të kthehet me korrent apo me dru.

 

Artikulli paraprakSALIANJI NË KUVEND: VETËM LAJME TË ZEZA PËR SHQIPËRINË KËTO KOHË
Artikulli tjetërBERISHA MBËRRIN NË KUVEND DHE FLET PËR PROTESTËN E BANORËVE TË ‘5 MAJIT’: MBËSHTES ZHVILLIMIN E QYTETIT, POR JO BARBARINË NDAJ QYTETARËVE TË TIJ