Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dhënë urdhër për ndryshimin e datës së provimeve me zgjedhje.

Provimi i parashikuar në datën 24 qershor do të zhvillohet në 23 qershor. Ky ndryshim bëhet për efekt të mbajtjes së zgjedhjeve në 25 qershor, pasi shumica e qendrave të votimit janë nëpër shkolla. Në urdhërin e Ministrisë së Arsimit sqarohet se sipas ligjit Qendrat e Votimit duhet të jenë gati 24 orë përpara procesit zgjedhor.

Artikulli paraprakPD ZBARDH EMRAT E ANËTARËVE PËR KOMISION TË VETTINGUT
Artikulli tjetërKOMISIONI I LIGJEVE KONFIRMON DORËHEQJEN E DENAR BIBËS