Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga sulmi terrorist i së mërkurës në Westminster të Londrës. Policia konfirmoi se të enjten në mbrëmje një 75 – vjeçar ndërroi jetë në spital, ku ndodhej në gjendje kritike.

Ndërkohë policia identifikoi autorin e kësaj ngjarjeje, 52 – vjeçarin Khalid Masood, i lindur nën emrin Adrian Elms në Kent, i cili u qëllua për vdekje nga autoritetet. Ai nuk kishte qenë subjekt hetimi nga policia. Jetët e humbura në këtë tragjedi janë 48 – vjeçari Keith Palmer, oficeri i policisë i cili u godit për vdekje me thikë nga Masood. Turisti amerikan Kurt Cochran, 54 – vjeç dhe mësuesja spanjolle Aysha Frade, të cilët humbën jetën si pasojë e përplasjes me makinë të mërkurën. I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përsipër autorësinë e këtij sulmi. 3 gra dhe 5 burra u arrestuan në Londër dhe Birmingham, nën dyshimin se po përgatisnin një akt terrorist. Në lindje të Londrës u arrestua një grua 39 – vjeçare. Në Birmingham u arrestua një 21 – vjeçare dhe një 23 – vjeçar. Po në Birmingham u arrestua një 26 – vjeçare dhe 3 meshkuj të moshës 28, 27, 26, si dhe një 58 – vjeçar. Arrestimet u kryen në adresa të ndryshme në këto zona. Policia thotë se hetuesit vijojnë kërkimet në disa adresa, përfshirë një në Carmarthenshire, 3 në Birmingham dhe një në lindje të Londrës. Kërkime po zhvillohen edhe në Brighton dhe në juglindje të Londrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakWIKILEAKS: CIA MUND TË NDËRHYJË NË IPHONE
Artikulli tjetërSOT, DITA MË E NGROHTË E JAVËS