Rëndohet bilanci i viktimave nga zjarri që përfshiu një kompleks qiellgërvishtësish në Hong Kong. Sipas të dhënave zyrtare numri I atyre që humbën jetën ka shkuar në 94, ndërsa 76 të tjerë u plagosën, përfshirë 11 zjarrfikës. Zjarri shkatërroi shtatë nga tetë blloqet 31-katëshe të kompleksit Wang Fuk Court në lagjen Tai Po. Disa të mbijetuar u gjetën në shkallë, por dhjetëra ende rezultojnë të zhdukur.

Zjarri është tanimë nën kontroll, përveçse në katet e sipërme të tre ndërtesave. Panelet e polisterolit të vendosura mbi dritaret në kafazin e ashensorit shihen si shkaku I përhapjen kaq të shpejtë të flakëve. Tre burra, të moshës midis 58 dhe 62 vjeç, u arrestuan me dyshimin për vrasje të paqëllimshme.
Alarmi i zjarrit u rrit shpejt nga niveli 1 në nivelin 4, në një shkallë prej 5, rreth orës 15:30 sipas orës lokale (8:30 të mëngjesit në Itali).

Imazhet e transmetuara treguan skena dramatike të qiellgërvishtësve, të përfshirë nga flakët. Kompleksi rezidencial Wang Fuk Court, në lagjen Tai Po të Hong Kongut, ka 1,984 apartamente për një total prej afërsisht 4,000 qiramarrës. Punimet e rinovimit me kosto mbi 36 milionë euro, kishin filluar prej muajsh, duke shkaktuar pakënaqësi të konsiderueshme midis banorëve.

Zjarri u përhap edhe në ndërtesat aty pranë, përfshirë Shkollën Fillore Baptiste Tai Po. Policia evakuoi dy komplekse të tjera në lagjen ngjitur Këong Fuk.

Presidenti kinez Xi Jinping shprehu ngushëllimet e tij për viktimat. Sipas CCTV, Xi bëri thirrje për një përpjekje të gjithanshme për të kontrolluar flakët dhe për të minimizuar numrin e viktimave dhe dëmeve të shkaktuara nga zjarr

Artikulli paraprakNGA KATARI NË IZRAEL, BOTA URON SHQIPËRINË PËR 113 VJETORIN E PAVARËSISË!
Artikulli tjetërKOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË: URIME 113-VJETORI I PAVARËSISË TË GJITHË SHQIPTARËVE