Ka shkuar në 1,123,253 numri total i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit, ku vetëm në 24 orët e fundit u vaksinuan 13 mijë qytetarë.

Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i bën apel personave mbi 18 vjeç që të shfrytëzojnë ditët e fundjavës, ditë e fundit të javës së vaksinimit të hapur, për t’u vaksinuar.

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik. Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend”, shkruan Manastirliu në Facebook.