Shkon për të vjedhur, polici italiani plagos me armë shqiptarin

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në orët e para të ditës së sotme pasi është qëlluar me armë nga një polic italian. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Giugliano, Kaserta, Itali ku shqiptari i identifikuar si Eugen Çami është qëlluar me armë nga një punonjës policie, shkruan SYRI.net. Nga të dhënat e para është mësuar se Çami, bashkë me dy shqiptarë të tjerë kishin shkuar për të vjedhur në banesën e policit kur është qëlluar në mesnatë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në një zonë me vila ku shqiptarët duket se kishin shkuar për të bërë goditjen e radhës, shkruajnë mediat italiane. Ata ishin diktuar fillimisht nga qeni roje i policit dhe më pas ky i fundit ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur shqiptarin Eugen Çami. Polici pretendon se ndaj tij është qëlluar fillimisht nga shqiptarët dhe më pas ai është përgjigjur, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.