Një mjek i spitalit të Naousa në Greqi është dhunuar barbarisht nga një shqiptar i cili kishte shkuar së bashku me bashkëshorten për të vizituar dy fëmijët e tyre. Rasti është bërë i ditur nga drejtoria e spitalit të Naousa, e cila ka paditur në polici agresorin.

Sipas tyre, shqiptari dhe gruaja e tij shkuan në pediatri për të vizituar fëmijët e tyre. Pasi u larguan, shqiptari u kthye përsëri pas 1 ore dhe hyri në zyrën e pediatrit duke e qëlluar me grushte në trup. Nga dhuna e ushtruar ndaj tij, pediatrit iu thye këmba, shkruan opinion. Në njoftimin e spitalit nuk thuhet asgjë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje.

Përveç padisë në polici ndaj agresorit shqiptar, spitali u kërkon autoriteteve greke që të mundësojnë roje sigurie në institucione të tilla.

Artikulli paraprakSHERR ME THIKA,PLAGOS BASHKËMOSHATARIN 55 VJEÇAR
Artikulli tjetërE KONTROLLOJNË PËR VJEDHJE, POLICIA I GJEN NË STAN EDHE ARME