Banorët e Bushatit pritën në një takim entuziast te deleguarën e PS për qarkun Shkodër Elisa Spiropali, deputetin Agron Çela, koordinatorin e fushates Edmond Ndou si dhe Kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli i cili premtoi zhvillimin e asaj zone të rëndësishme por edhe gjithë territorit të bashkisë.
Mbështetje maksimale për Shkrelin dhe banorët e Vau Dejës nepërmjet projekteve të financuara nga qeveria shqiptare premtuan ministrja Spiropali si dhe deputeti Çela.
Banorët teksa ndanë eksperiencat ndër vite të presioneve, dëmtimeve dhe shantavezheve që u janë bërë nga viti 2005 e deri më 2019, u shprehën të bindur se Kristian Shkreli krahas punës është shëmbull i harmonisë në komunitet.
Takimi u pasua nga mbjellja e pemëve, mision që PS e ka ndërmarrë në çdo bashki.