Ankand, shkrimi i Anna Frank-ut u shit 140.000 €, brenda 2 minutash

Një poemë e shkruar me dorë nga Anna Frank u shit në ankand për 140.000 €. Ajo iu shit një blerësi anonim brenda 2 minutave, në shtëpinë e ankandit “Bubb Kyper”, në Haarlem,Hollandë. Teksi ishte në gjuhën gjermane dhe daton në 28 mars 1942. Frank e shkroi këtë poemë me bojë shkrimi të zezë në një fletë të bardhë të përmasave të bllokut të shënimeve. Ajo nis me adresimin “Dear Cri-cri” dhe mbyllet me nënshkrimin e çifutes : “In memory, from Anne Frank.” Në sallën ku zhvillohej ankandi, ndodheshin rreth 20 koleksionues ndërsa disa të tjerë bënin ofertat e tyre online ose nëpërmjet telefonit. Çmimi fillestar ishte 30.000 €.

Artikulli paraprakZYRTARI I UDB SHPALLET FAJTOR PER VRASJEN E AKTIVISTIT SHQIPTAR
Artikulli tjetër79% E GJYQTAREVE TE APELIT NUK I KANE TE JUSTIFIKUARA PASURITE