
Biseda e katërt e Festivalit Letrar 2023 në bibliotekën publike “Marin Barleti” u zhvillua me shkrimtarin dhe mësuesin Mark Lucgjonaj nga Tuzi I Malit të Zi. Diskutimet me shkrimtarin u përqëndruan në mesazhet që ai përcjell në librin “Ligji I Maskave” të botuar në vitin 2016 ndërsa thotë se elita politike vdes për të vjedhur atdheun, jo për ta mbrojtur atë.
Si pasoje, të rinjve u serviret një realitet I stisur nga elita politike dhe shoqëria, duke bërë që shumë prej tyre tashmë ta gjejnë vullnetin dhe dëshirën për të përballuar jetën përtej kufinjve shqiptarë.
Përmbledhjen e parë dhe të vetme poetike në dy gjuhë shqip e malazezisht, me titull “Zhurma e mendimeve” e ka botuar në vitin 2014. Ndërsa, romani I tij I fundit i botuar në vitin 2022, me titull “Humbja”, ka fituar çmimin prestigjioz në Kosovë “Rexhai Surroi”, dhe është përkthyer në gjuhën angleze, e gjithashtu, brenda këtij viti vjen edhe në gjuhën malazeze.