
Konfliktet politike të partive politike në Shqipëri dhe kjo situatë e tensionuar e vazhdueshme janë trishtuese shprehet Besnik Mustafaj, ish-ministër i jashtëm i Shqipërisë teksa ishte i ftuar në qendrën rinore Arka në Shkodër për të folur në bisedën e quajtur “Intelectus” rreth përvojës së tij si shkrimtar duke qenë se është autor i disa librave.
Si një prej figurave më të rëndësishme që ka patur Partia Demokratike, Mustafaj tha se PD në ditët e sotme është në një krizë të thellë kjo për faktin se humbi për të tretën herë zgjedhjet parlamentare.
Mes politikës dhe letërsisë Mustafaj ka zgjedhur këtë të fundit duke qenë se nuk ka arritur që të gjejë një ekuilibër mes të dyjave.
Një shqetësim për shkrimtarin Mustafaj është edhe mungesa në leximin e librave nga ana e të rinjve.
Besnik Mustafaj u përgjigj interesit të të pranishmëve në qendrën rinore Arka rreth librave të tij, letërsisë në përgjithësi por edhe çështja të tjera.






