Restoranti i një bujtine në Theth është përfshirë nga flakët në rrethana të paqarta.

Flakët e zjarrit ishin shumë të mëdha dhe shkrumbuan totalisht të gjitha ambientet ndërsa fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Pronarja e lokalit Aida Gjeçaj thotë se nuk ka asnjë konflikt ndërsa dyshon se zjarrëvënja është e qëllimshme.

Gjeçaj hedh dyshime se aksioni në Theth mund të ketë ndikim në zjarrvënie.
Policia po vijon hetimet lidhur me këtë rast ndërsa fillimisht u dyshua se ishte një shkëndijë elektrike shkak i zjarrit ndërsa po hetohet dhe në pista të tjera , pasi bashkëshorti i Pronares së bujtinës është pjesë përbërëse e spak në hetimin e ngjarjeve të rënda kriminale.

Artikulli paraprakKONFERENCA PËR RIMËKËMBJEN E UKRAINËS ,BE PREZANTON FONDIN PREJ 2.3 MILIARDË EUROSH
Artikulli tjetërIKMT VIJON SHEMBJEN E OBJEKTEVE NË THETH