Qindra banorë të njësisë Shllak në bashkinë Vau Dejës vuajnë herë pas here problemet e furnizimit me energji elektrike, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës dhe mungesës së investimeve prej vitesh. Kandidati për deputet i PD Zef Hila takoi nga afër banorët atje duke u njohur me situatën e vështirë në të cilën ndodhen.

Kandidati i PD Hila u premtoi banorëve të Shllakut se me ardhjen në pushtet të PD pas zgjedhjeve të 25 prillit situata edhe në fshatin e tyre do të ndryshojë plotësisht.

Amortizimi i rrjetit elektrik në Shllak të Vau Dejës është një problem shqetësues prej vitesh dhe banorët kërkojnë ndërhyrje sa më parë.

Artikulli paraprakPS SHKODËR , KANDIDATI BECI: DO RRISIM PUNËSIMIN E TË RINJVE
Artikulli tjetërSHKODËR, UDHA E KRYQIT, “PANDEMIA SHKATËRROI FAMILJET”