Ky top u dhurua në shenjë simbolike nga të rinjtë e ekipit të U-15 të akademisë Vllaznia në një familje të varfër në njësinë malore të Shllakut, pjesë e bashkisë Vau Dejës. Ndërkohë 15 vjeçarët kuqeblu përmes një nisme të tyre u bënë bashkë duke dhuruar produkte ushqimore për disa familje me probleme ekonomike dhe thuajse pa asnjë kusht minimal jetese në banesat e tyre.

Trajneri i Vllaznisë U-15 Edmod Doçi thotë se kjo nisëm e ekipit të akademisë më shumë është një nxitje për gjithë të tjerët që kanë mundësi për të ndihmuar familjet e varfra.

Në zonën malore të Shllakut janë një sërë familjesh që jetojnë në kushte të vështira ekonomike ndërsa prej një viti për shkak edhe të pandemisë situata pë rata është bërë edhe më e rënduar.