Shllaku, një ndër zonat me potencial të veçantë dhe resurse të pasura turistike, ka çelur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2026, duke synuar të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.
Iniciativa ishte e banorit të zonës Mark Gjeka, e cila u mbështet edhe nga Bashkia Vau Dejës. Zëvendëskryetarja e Bashkisë, Aleksandra Gjoni, vuri theksin tek banorët e zonës, të cilët nuk kanë zgjedhur të migrojnë, por të qëndrojnë dhe të investojnë në Shllak.
Në kuadër të kësaj hapjeje, u organizua një aktivitet promovues në natyrën piktoreske të zonës, ku të pranishmit patën mundësinë të shijojnë bukuritë natyrore, ajrin e pastër dhe ofertat turistike që Shllaku ofron, si kampingu, lundrimi dhe aktivitetet rekreative.
Ky event shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e Shllakut si një destinacion turistik gjithëvjetor, duke vënë në pah potencialin e tij për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm natyror.
Organizatorët theksuan rëndësinë e aktiviteteve të tilla në rritjen e vizibilitetit të zonës dhe nxitjen e vizitave gjatë gjithë sezonit.

Artikulli paraprakTRAGJEDIA NË DURRËS,FRIKË EDHE NË SHKODËR
Artikulli tjetër“PASTRUAN” 500 MIJË EURO, NË GJYQ 4 PERSONA