Bashkia Shkodër brenda pak ditëve do të nisë punën për një sërë projektesh të rëndësishme. Qeveria dhe ministritë përkatëse kanë akorduar afro 70 milion lekë të reja që kanë të bëjnë kryesisht me investime në lagjen periferike “Mark Lula”.
Investimet i bën të ditura shefja e urbanistikës në Bashkinë Shkodër Aida Shllaku. Pavarësisht reformës territoriale dhe kësaj periudhe deri në konstituimit e kryetares së re të Bashkisë, Shllaku siguron se nuk sjell pengesa. Këto investime që kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin infrastrukturës synojnë të përmirësojnë jetesën për qytetarët të cilët ndikohen drejtpërdrejtë nga këto financime.