Libri “Shllaku n’Shekuj”, botimi më i ri i autorit Bep Pjetri, është prezantuar për publikun shkodran në një aktivitet ku morën pjesë lexues, studiues dhe dashamirës të historisë dhe letërsisë.
Gjatë prezantimit u theksua rëndësia e këtij botimi, i cili sjell një pasqyrë të gjerë mbi historinë dhe traditën e zonës së Shllakut ndër shekuj.
Në këtë libër autori Bep Pjetri ndërthur elemente të ndryshme që lidhen me historinë e trevës, duke përfshirë prejardhjen e banorëve, historinë e fiseve, toponimet, si dhe të dhëna që lidhen me arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore të zonës.
Përmes këtij botimi, autori synon të sjellë më pranë lexuesit historinë dhe identitetin e Shllakut, duke kontribuar në ruajtjen dhe përcjelljen e kujtesës historike të kësaj treve.

Artikulli paraprakDRISHT, FERMERËT NISIN MBJELLJEN E QEPËS
Artikulli tjetërBEFASIA E JAVËS, VLLAZNIA MPOSHTET NGA FLAMURTARI