Skena të vërteta si në filma kanë ndodhur në orët e natës në zonën e Tor Vergatës në Romë.

Tre italianë kanë qëlluar me armë ndaj një grupi shqiptarësh. Ngjarja ka ndodhur përpara një bar-kafeje në rrugën Musomelil. Brenda pak kohësh policia ka mundur që të ndalojë edhe tre personat përgjegjës për këtë ngjarje që janë të moshave, 58, 31 dhe 23 vjeç. Ata janë arrestuar me akuzën e tentativës së vrasjes. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë dëshmitë e 4 shqiptarëve, të cilët për ti shpëtuar plumbave kishin hyrë në bar-kafe. Tre personat që kanë qëlluar ishin duke udhëtuar me një makinë Nisan Micra kur janë qëlluar. Policia tha se ka marrë edhe dëshmitë e personave të tjerë dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave. Policia italiane bënë me dije se në banesat e të arrestuarve ka gjetur edhe tabela të karabinierëve dhe dyshohet se ata ndalonin makina me qëllim për ti grabitur.

Artikulli paraprakPËRGJIMET ZBULOJNË VAJZËN E DIPLOMATIT TË NJOHUR SI KLIENTE VIP
Artikulli tjetërTË DREJTAT E FËMIJËVE, AKTIVITET NË UNIVERSITET