Policia e Tepelenës ka bërë me dije se dy persona janë arrestuar pasi kanë qenë duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.

Njëri prej tyre ka qenë në gjendje të dehur dhe pa patentë ndërsa tjetri ka qenë i dehur.
Tepelenë, Përmet.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Policia Rrugore e Qarkut Gjirokastër ka shtuar masat për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, si dhe shkeljet të cilat janë burim aksidenti, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

1. L., 32 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
2. B., 32 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin Përmet-Këlcyrë u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme