Shoferët e mjeteve 8+1 që posedojnë liçensën për taksi dhe kanë të gjithë dokumentacionin e rregullt bashkë me taksimetrin në makinat e tyre po dëmtohen nga ana e policisë rrugore.

Shumë prej tyre kanë marrë gjoba që i quajnë të padrejta për shkak se nuk i jepen biletat për të transportuar udhëtarët nga qytete jashtë Shkodrës. Edhe pse kanë kërkuar paisjen me bileta drejtoria rajonale e tatimeve nuk ia ka mundësuar këtë gjë duke bërë që të penalizohen rëndë. Presidenti i BSPSH në Shkodër Albert Tukaj thotë se kjo është e padrejtë ndërsa ripërsëriti protestat e fuqishme që pritet të fillojnë. Pak ditë më parë presidenti i BSPSH Tukaj bëri një apel qeverisë që të marrë masat e duhura për mjetet 8+1 të cilat janë në prag të falimentit.