Shoferi i cili u arrestua në Essex për transportimin e 39 trupave të pajetë pranoi sot akuzat për trafikimin e qenieve njerëzore.

Maurice Robinson pranoi se merrte shuma të mëdha për t’i transportuar për në Britani. Sipas hetimeve ai e ushtronte këtë aktivitet kriminal prej më shumë se një viti, në 1 maj 2018.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, 25 vjeçari u përball vetëm me akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe jo të vrasjes së tyre.

Seanca e ardhshme pritet të mbahet në datë 13 dhjetor.

Trupat e 39 personave u gjetën në një kamion në Essex, Britani në 23 tetor.
Shoferi i kamionit, 25-vjeçari nga Irlanda Veriore, u arrestua me dyshimin për vrasjen e tyre.

Viktimat janë me origjinë Vietnameze ku ndër to ishin dhe fëmijë.
Kamioni vinte nga Bullgaria dhe hyri në vend përmes Holyhead, Anglesey.