Pagjumësia për pak sa nuk i ka marrë jetën shoferit të një trajleri, i cili është rrëzuar poshtë urës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në Skuraj të Milotit. Sipas policisë nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i trajlerit, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve të para të policisë, drejtuesi i mjetit fillimisht humbi kontrollin, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe më pas të përfundojë poshtë urës. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakGREQI, GRABITET FAMILJA SHQIPTARE; VRITET GRUAJA
Artikulli tjetërSMAJLI: SEKTORI I NDËRTIMIT NË INFORMALITET TË PLOTË