Sonte është mbremja e madhe e çmimeve Oscar.

Të gjitha parashikimet çojnë në një fitore të filmit “Shok”. Sipas portalit Deadline, triumfuesi i filmave me metrazh të shkurtër do të jetë filmi “Shok” i cili pritet t’i shokojë të gjithë. Gjithashtu Glenn Whipp është shprehur për LA Times se “ky film të jep një goditje në stomak dhe të lë një përshtypje të gjatë”. Gjithashtu dhe gjigandi Yahoo e projekton “Shok” si fitues, duke shkruar se “nëse këtë çmim e fiton një dramë, atëherë padyshim duhet të jetë filmi me dy djemtë shqiptarë gjatë luftës së Kosovës”. Lajmet e mira vazhdojnë duke parë renditjen në iTunes, ku ky film renditet i pesti ndër filmat më të kërkuar të javës që po lëmë pas. “Shok” është shfaqur në kinematë më të mira të botës, dhe gjithë ekipi i tij realizues shpreson të rrëmbejë trofeun më të dëshiruar që ekziston në kinematografinë botërore.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak‘KUPA I LIGËS’, TRIUMFON MANCHESTER CITY
Artikulli tjetërSINOPTIKANËT: JAVA E ARDHSHME ME RESHJE SHIU