Florenci ishte djal punëtor, i zgjuar dhe kishte ndihmuar shumë familjen. Varfëria e tejskajshme e kishte detyruar të linte Shqipërinë për një jetë më të mirë në shtetin francez. Ka punuar shumë për të fituar lekët e largimit për në Farancë.

Këto janë fjalët e dy prej shokëve që Florenc Beqiraj ishte shoqëruar në Shkodër përpara se të largohej drejt Europës për të kërkuar azil për një jetë më të mirë. Fatjoni dhe Dashamiri apelojnë që trupi i pajetë i Florencit, shokut të tyre të kthehet në Shqipëri. Ata me dhimbje kërkojnë që miqt dhe familjarët të kenë një varr ku të qajnë për të birin dhe mikun e tyre të shtrenjtë.

Si shumica e shqiptarëve, edhe Florenci u detyrua të largohet për një jetë më të mirë. Miqtë dhe familjarët e kujtojnë me dhimbje dhe kërkojnë drejtësi për për atë që i është bërë. Shteti shqiptar ka qëndruar pa reaguar për këtë situatë të vështirë, e cila ka pushtuar mediat e mbarë Europës.

Artikulli paraprakFAMILJA BEQIRAJ HAP DYERT E MORTIT
Artikulli tjetërMASSAFRA PËRCJELL MESAZHIN E KRISHTLINDJES