
Shoqata Atdhetare “Dukagjini” ka mbajtur sot Konferencën e saj të tetë. Në këtë takim , i cili organizohet një herë në katër në pesë vite, u bë një përmbledhje e ecurisë së shoqatës, si dhe u analizuan aktivitetet e shumta kulturore e atdhetare të realizuara gjatë kësaj periudhe.
Kryetari i shoqatës Ndue Sanja u ndal tek arritjet e shoqates gjatë këtyre viteve. Kryetari i shoqatës, prezantoi edhe objektivat dhe projektet kryesore që pritet të realizohen në të ardhmen.
Gjatë punimeve të konferencës u theksua rëndësia e ruajtjes së traditave, bashkimit të komunitetit dukagjinas dhe promovimin e vlerave historike e kulturore të kësaj krahine.
https://youtu.be/IyBaYYofatE


