
Shoqata e Bashkive të Shqiperise kundërshton ashpër dhe në vazhdimësi mekanizmin e padrejtë të ndarjes së granteve për pushtetin vendor nga Kryeministri.
Vazhdon diskriminimi i bashkive të djathta. Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve u mblodh për të gjashtën herë më datë 13 korrik, ora 12:00-13:00, në Kryeministri. Komiteti vendosi të ndajë shumën prej 2.65 miliarde lekë ( 20 milione euro ) fonde të buxhetit si grante për Bashkitë Si u bë ndarja? Cili ishte vendimi paravendosur? Më shumë se 97.5 % e fondeve shkuan për bashkite e maxhorances dhe vetem 2.5% per bashkite e opozites. Pra 19 milione e 600 mije euro ju dhanë bashkive të majta dhe vetem 400 mije euro për ato të opozites. Asnjë mbështetje për bashkite e vogla dhe malore,asnjë lek për bujqësinë. Kjo skeme politike ,aspakt ligjore dhe aspak parimore dhe në shkelje të autonomis vendore nuk duhet të funksionoj më. Shuma e financave nga ky fond duhet tu shpërndahet direkt 61 bashkive në totalin e granteve të pakushtëzuara duke fillu nga viti 2017 dhe kështu mbyllet një herë e mirë kjo padrejtësi ndaj pushtetit vendor.






